Policia e Lezhës bëri “namin” këtë fundjavë me patentat dhe kontrollet ndaj shoferëve.

Referuar njoftimit të shpërndarë për mediat, janë marrë 219 masa administrative ndaj shoferëve vetëm këtë fundjavë.

“Janë pezulluar gjatë fundjavës 24 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara tej normave të lejuara, deri në 141 km/h, ndërkohë që limiti i shpejtësisë ishte 90km/h, dhe 8 leje drejtimi për drejtim jeti nën efektin e alkolit. Janë vendosur 45 masa për mos vendosje të rripit të sigurimit, 41 për përdorim të celularit , 17 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse dhe 31 masa për parakalime të gabuara dhe si dhe 53 masa administrative për tejkalim shpejtësie por pa masë plotësuese pezullim të patentës.”

Gjatë aksionit, janë vënë në pranga edhe pesë shoferë të rinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *