Subscribe

Pandemia nuk e ndaloi dot zhvillimin e Edicionit të katërt të Bienalës së Akuarelit, ku mbi 300 artistë të kësaj teknike nga e gjithë bota prezantojnë punimet e tyre në “Natyrë të Qetë”. Ndonëse situata prej Covid 19 i kufizoi të ishin vetë fizikisht, tablotë kanë sjellë ngjyrat e natyrës e sidomos të stinës së pranverës, ndërsa organizatori dhe Kuratori  Helidon Haliti tregon  risitë e këtij edicioni.

 

HELIDON HALITI

PIKTOR

“Shumë mjeshtra të Akuarelit të cilët nuk elaborojnë gjininë e Natyrës së Qetë kanë sfiduar vetveten duke sjellë duke pikturuar mbi një gjë që herë tjetër nuk operojnë. Një nga risitë tjera është që unë nuk marr pjesë në këtë ekspozitë. Risia tjetër është që në të gjitha çmimet ne nuk vumë të parë të dytë të tretë.”

 

“Natyra e Qetë” është përzgjedhur veçanërisht që në këtë kohë të kremtojë bukuritë e jetës.

 

HELIDON HALITI

PIKTOR 

“Për të bërë një krahasim rreth qetësisë që kërkojmë dhe asaj të imponuar brenda një interieri të mbyllur kaq kohë mbi një vit. Ka shumë institucione që veprojnë në 3D bëjnë ekspozitat e famshme të cilat kane një ftohtësi marramendëse.”

 

Ekspozita që tregon më së shumti peisazhe natyre, por edhe objekte të tjera do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 24 Mars në Muzeun Historik.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *