Subscribe

Krerët e shtetit festuan sot 25-vjetorin e miratimit të Kushtetutës, e cila vendosi themelet ligjore të Shqipërisë pas rrëzimit të regjimit komunist.  Ceremonia për Kushtetutën reflektoi situatën politike me opozitën që e bojkotoi, duke akuzuar  shumicën socialiste për shkelje të ligjit themeltar të shtetit.

 

Një çerek shekulli pas miratimit të Kushtetutës zbatimi i saj mbetet sfida kryesore

 

Asnjë prej 19 anëtarëve  të komisionit që hartoi kushtetutën në vitin 1998 nuk ishte pjesë e ceremonisë sot. Por juristi Krenar Loloci, i cili ishte një prej eksperteve që punuan për ligjin themeltar të shtetit, tregoi sfidat e asaj kohe duke nisur nga vendimi i Partisë Demokratike për të bojkotuar procesin.

 

Konstitucionalisti Loloci shpjegoi se asokohe në Kushtetutë u vunë disa mekanizma për të detyruar klasën politike të gjente konsensus, kryesisht duke u bazuar mbi eksperiencën e viteve ‘91-’97, gjatë të cilave përplasja politike ishte shumë e ashpër.

 

Kushtetuta e Shqipërisë u miratua me referendum në 28 nëntorin e vitit 1998.

 

Partia Demokratike e bojkotoi procesin dhe nuk e njohu ligjin themeltar të shtetit deri në vitin 2008, kur Sali Berisha asokohe kryeministër dhe Edi Rama si kryetar i Partisë Socialiste ranë dakord të ndryshonin Kushtetutën në lidhje me sistemin elektoral, mënyrën e zgjedhjes se presidentit dhe mocionin e besimit e mosbesimit ndaj shefit të qeverisë duke e forcuar pozicionin e këtij të fundit.

 

Në 2012 Sali Berisha e Edi Rama ranë sërish dakord të ndryshonin kushtetutën për të hequr një pjesë të imunitetit të deputetit.

 

Në vitin 2016 140 deputetë vendosen të ndryshonin 1/3 e Kushtetutës për të realizuar reformën në drejtësi, ndryshimi më i rëndësishëm që kushtetuta ka pësuar prej hartimit të saj

 

Në vitin 2020 kur opozita kishte djegur mandatet është realizuar ndërhyrja e fundit në Kushtetutë, këtë herë për të modifikuar sistemin zgjedhor duke futur konceptin e listës së hapur.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *