Emri i legjendës së hip hop-it, 2Pac, vazhdon të bëjë ende jehonë. Shpeshherë është vënë në dyshim vdekja e tij dhe ka ende nga ata që dyshojnë se mund të ketë vdekur. Diçka e tillë është menduar edhe pas rastit të ndodhur së fundmi, ku një djalë e ka prezantuar veten me emrin dhe mbiemrin e reperit, madje ka përdorur edhe ditëlindjen e tij.

 

 

Djali në fjalë është arrestuar muajin e kaluar në Los Angeles, për disa sulme të bëra, madje shpesh kishte probleme me ligjin. Clarence Campbell është emri i tij i vërtetë, i cili kur është ndaluar nga policia ka dhënë emrin, mbiemrin dhe ditëlindjen e 2Pac.

 

 

Ky ishte rasti i radhës kur të gjithë fansat e 2Pac shpresuan se ai është gjallë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *