Kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu ka folur për herë të parë për shkrirjen e saj si rezultat i reformës së re territoriale.
Topçiu shprehu se as ai nuk është ende i qartë se çfarë do të ndodhë konkretisht dhe se cili do të jetë statusi i qyteteve dhe bashkive, i kompetencave dhe i financave.
Më tej ai tha se bashkimi i Bashkisë së Maliqit me atë të Korçës nuk është problem nëse shërbimet ndaj qytetarëve nuk largohen.
“Ende unë jam i paqartë për atë çfarë do të ndodhë në kuptimin çfarë do të ndryshojë në qoftë se do të miratohet kjo reformë e re, cila do të jetë statusi i qyteteve tona, i bashkive tona, i kompetencave, i financave, i investimeve. Problematikat janë të gjera edhe pavarësisht kësaj, kjo nuk mund të thuhet me një po e me një jo.
E kur unë këtë e kam si merak në vetvete, llogarit si mund ta kenë qytetarët, si mund ta kenë njerëzit e thjeshtë, prapë po i shikojmë. Nga ana tjetër më vjen mirë që edhe opozita është pro apo është kundër bashkimit apo shkrirjes, që do të thotë i jep edhe ajo një plus për punën tonë. Dhe kjo është për t’u për t’u ndjerë mirë që bashkia, institucioni edhe me problematikat, me hallat, me ato çfarë ndodhin në territor, paska punuar mirë. Megjithatë, vizioni që qeveria, vizioni që parlamenti, vizioni që zotëruesit po shikojmë, ndoshta e shikojnë në një prizëm tjetër që, në fakt, projektvendimi e thotë me nocione, me fjali, por nuk e shtjellon, pasi që kjo reformë nuk kërkon vetëm një ndryshim ligjor për efekt të asaj çfarë fola me këtë projektligj i cili ka shkuar në parlament, por kërkon ndryshime të tjera ligjore në ligjin e pushtetit vendor, financat vendore, në kompetencat që duhet të kenë qytetet.
Pasi flitet për 15 qytete dhe nuk janë pak, e midis tyre Maliqi edhe Divjaka janë dy qytete goxha me peshë, me popullsi të konsiderueshme, që vetëm me censusin e fundit Maliqi ka rreth 31 mijë banorë nga 65 mijë e kusur që ka në gjendjen civile. Që do të thotë që flasim për një komunitet goxha të gjerë, me një bashki me shtrirje goxha të madhe edhe të gjitha këto unë tashmë jam duke i përgatitur për t’i çuar një material Kuvendit të Shqipërisë me të gjitha ato çfarë unë mendoj për këtë reformë administrative. Nuk është kaq e thjeshtë. Mua më kanë pyetur qytetarë të ndryshëm, media të ndryshme, rrjete sociale të ndryshme: Cili është mendimi juaj? Edhe unë e kam thënë, unë e kam shprehur njëherë mendimin tim që në komision, i cili në atë moment nuk është se kishte hedhur ide për bashkime, për shkrirje e të tjera e të tjera, por flitej vetëm në parim mbi reformën.
Dhe më kanë pyetur si ke dhe unë patjetër që kam qenë kundra shkrirjes apo bashkimit të bashkisë, se ka dy nocione. Nocioni që materiali i vjen në projektligj nuk është shkrirje, por është bashkim, dhe kanë nxjerrë edhe një nocion tjetër që të jemi të saktë edhe me projektligjin. Projektligji i propozuar pra parashikon që Bashkia Maliq të bashkohet me Bashkinë Korçë, dhe organizimi i brendshëm propozohet të kalojë nga bashki në njësi administrative që jemi sot, në bashki, qytet dhe njësi administrative. Domethënë projektligji parashikon që qyteti i Maliqit të ketë një organizim siç e ka pasur me njësitë administrative. Njësitë administrative të Maliqit nuk do të varen nga Korça, por do të varen përsëri nga Maliqi. Nuk do të ketë kryetar bashkie, por do të ketë një zëvendëskryetar funksional.
Se ndonjëherë flitet sikur ne si të themi pro, thonë e bëjnë për veten e tija si të thuash kundra, qajnë hallin e karriges tyre. Për mua nuk duhet parë bashkia, pozicioni, ky organizim si një moment që duhet të qajmë hallin e një kryetari bashkie. Por unë mendoj që duhet të shikojmë sa shërbimet ndaj njerëzve venë më afër, sa u zgjidhen më lehtë, sa Maliqi do të ecë jo me këtë ritëm që ka ecur tani po do të ecë më mirë, sa investime do të marrim më shumë, sa do t’u shërbejë qytetarëve. Domethënë koncepti është shumë i gjerë”, u shpreh Gëzim Topciu





