E shtunë, 17 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Britania nuk i trembet kërcënimit rus, kryeministri Burnham: Do të vijojmë të mbështesim Ukrainën

Kryeministri britanik, Ant Burnham, deklaroi sot se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë “100%” Ukrainën në përballjen me pushtimin rus, pavarësisht paralajmërimeve të Moskës për pasoja ndaj Londrës.

“Mbretëria e Bashkuar po bën atë që ka thënë prej kohësh se do të bëjë, të mbështesë 100% Ukrainën kundër kësaj lufte të paligjshme të udhëhequr nga Vladimir Putin”, tha Burnham para gazetarëve.

Reklamë

Ai theksoi se Londra po i ofron Kievit ndihmën e nevojshme që Ukraina të mund të mbrohet dhe se kjo politikë nuk ka ndryshuar me ardhjen e tij në detyrë.

“Ne nuk jemi miq vetëm në ditë të mira. Do të jemi pranë Ukrainës në momentin e saj më të vështirë dhe kjo nuk do të ndryshojë”, shtoi kryeministri britanik.

Reklamë

Moska paralajmëron Londrën

Deklaratat e Burnham vijnë një ditë pasi Ambasada e Rusisë në Londër paralajmëroi Britaninë se do të “mbajë përgjegjësi” për pasojat e bashkëpunimit të saj ushtarak me Ukrainën.

Paralajmërimi rus u bë pas raportimeve se dronë të prodhuar në Britani janë përdorur nga Ukraina në sulme në distancë të gjatë kundër objektivave në territorin rus.

Ambasada ruse e akuzoi Britaninë se është “bashkëpunëtore” e këtyre sulmeve dhe se po zgjedh me vetëdije përshkallëzimin e konfliktit.

Moska paralajmëroi gjithashtu se sa më e madhe të jetë përfshirja britanike në luftë dhe mbështetja për Ukrainën, aq më i lartë do të jetë “çmimi” që Londra do të duhet të paguajë.

Nga ana e saj, qeveria britanike deklaroi se mbetet e vendosur t’i sigurojë Ukrainës pajisjet ushtarake që i nevojiten për t’u mbrojtur nga pushtimi rus.

Vazhdo të lexosh

Reklamë