Subscribe

Moratoriumi i kredive duket se ka prekur një numër të madh individësh dhe biznesesh të cilët kanë pezulluar pagesat e kredive për tre muaj. Duke iu referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë janë rreth 20 mijë klientë të cilët kanë ndaluar pagesat e kësteve të kredive nga muaji mars deri në maj. Por cili është efekti financiar i këij moraturimi për sistemin bankar? Kreu i Shoqatës së Bankave, Silvio Pedrazzi në një intervistë për “Vizion Plus” thotë se efekti arrin në mbi 1 mld euro, ndërsa janë miratuar mbi 90 % e aplikimeve. 

Vendimi i Bankës së Shqipërisë ishte i mirpritur. Në mendimin tim do të ketë shtyrje të mëtejshme të këtij afati,  disa nga nga bankat e kanë ofruar zgjatjen përtej muajit maj. Vendimet do të merren në bazë të situatës individuale të klientëve. Ne si sistem bankar kemi reaguar shpejt dhe mirë ndaj kësaj situate. Na duhej kohë të mblidhnim aplikimet. Me sa di unë janë miratuar afro 99% e kërkesave. Nuk  kemi të dhëna të sakta, pasi situata është dinamike, çdo ditë marrim  aplikime të reja, por deri më tani sistemi bankar ka një efekt prej mbi 1 miliardë euro nga ky moratorium . Aplikimet më të mëdha i përkasin individëve, ndërsa bizneset mbajnë peshën kryesore në këtë efekt. 

Paralelisht me këtë situatë, kredia me garanci sovrane për të paguar pagat për tre muaj duket se nuk po ngjall interesim të lartë për biznesin.

Instrumenti është pozitiv. Tani që kompanitë kanë instrumentin, bankat janë në proces, për të miratuar kërkesat, por bizneset para se të marrin vendim për të marrë një borxh të ri, ata mendojnë për prespektivën. Dhe kjo është pikëpyetja e këtij procesi. Nëse një biznes  mendon se do të vijojë punën në një mënyrë apo në një tjetër ai do të jetë i gatshëm të marrë kredi të re, por kjo kërkon analiza personale nga ana e sipërmarrjeve  ndaj dhe ne duhet të jemi vigjilentë, sidomos në këtë situatë të vështirë, duhet të jemi të sigurt për atë që do të ofrojmë sepse lufta nuk po mbaron.

Bankieri Pedrazzi apelon se në këtë situatë të vështirë qeveria duhet të mendojë seriozisht për sektorin e tuzimit, i cili jep një kontribut të rëndësishëm, në ekonomi dhe mbi të gjitha është në një konkurrencë të fortë nga vendet përreth.

Mendoj se turizmi është në fazë kritike. Sektori konkurohet nga fqinjët, të cilët kanë marrë masa për të mbështetur industrinë.  Ky sektor duhet të ketë një mbështetje të veçantë nga qeveria për të mbrojtur të ardhmen e tij. Shumë investime janë në proces, si në infrastrukturë në hotele në rezidenca. Situata mbetet vërtet kritike, sepse njerëzit do të udhëtojnë më pak , ne duhet të levizim shpejt dhe duhet të shohim të ardhmen e sektorit.  Një pikë tjetër e fortë e ekonomisë shqiptare është eksporti i produkteve të tekstileve dhe këpucëve, pra industria fason. Ky aktiviteti është goditur ndjeshëm ndaj kërkon më shumë vëmendje.

Kryeministri ka thënë se do të ketë një paketë të tretë mbështetje, e cila do të jetë vetëm për  bzineset, në ndryshim nga dy të parat që  janë foksuar më shumë tek të punësuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *