Kati i parë i një pallati në qytetin e Gjirokastrës është përfshirë nga flakët, duke rrezikuar jetën e banorëve.
Ngjarja u regjistrua mesditën e sotme në një pallat në lagjen “Kodra e Shtufit”. Zjarri shpërtheu në një apartament në katin e parë, ndërsa tymi dhe bloza u përhapën në të gjithë godinën, duke shkaktuar frikë dhe panik te banorët.
Falë ndërhyrjes në kohë të Shërbimit Zjarrfikës, u bë e mundur izolimi i flakëve dhe parandalimi i përhapjes së tyre në katet e tjera të pallatit.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se shkak i tij kanë qenë punimet me saldim elektrik që po kryheshin në godinë.





