Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
26 May 2026
Vizion fokus

Netanyahu zotohet për ofensivë më të ashpër në Libanin...

Rusia: Amerikanët të ikin nga Kievi. Lavrov bisedon me...

“Berisha mori peng PD”, Salianji: Zgjedhjet u manipulian, nuk...

SHBA-të godasin anijet iraniane, Mojtaba Khamenei: Lindja e Mesme...

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, zbardhet agjenda

Pesë plumba nga dy armë, vrasja e italianit “çmontoi”...

“Një nga sfidat më të mëdha të 35 viteve...

“Futemi në fazën e mbylljes së negociatave me BE”,...

Gjykata pezullon afatet për Veliajn, shkak zvarritja e seancave,...

Konferenca e tetë Ndërqeveritare, Rama: Shqipëria bën sot një...

Zgjerimi në BE/ KiE miraton konkluzionet: Konferenca Ndërqeveritare me Shqipërinë të mbahet sa më parë

14 Dhjetor 21:01

Këshilli i Evropës ka miratuar konkluzionet për vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian.

 

Për Shqipërinë, Këshilli mirëpret vendosmërinë e vazhdueshme të vendit tonë për të çuar përpara axhendën e reformës së BE-së. Në raportin e publikuar, nënvizohet se KiE pret me padurim mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Mes të tjerash, vlerësohen edhe reformat e ndërmarra.

 

Nga ana tjetër, Këshilli po ashtu konstaton se duhet ende punë në fushën e sundimit të ligjit, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

RAPORTI:

Këshilli mirëpret vendosmërinë e vazhdueshme të Shqipërisë për të çuar përpara axhendën e reformave të BE-së, e cila i hapi rrugën vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në në mars 2020. Këshilli pret me padurim mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur, pas miratimit të kornizës negociuese nga Këshilli.

Këshilli vëren se zgjedhjet parlamentare në prill 2021 ishin përgjithësisht të mirëorganizuara pas një reforme të gjerë në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Këshilli gjithashtu inkurajon zbatimin e mëtejshëm të rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Këshilli nënvizon se dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vendi mbetet vendimtar dhe në këtë kontekst, Këshilli mirëpret rikthimin e opozitës në parlament. Këshilli mirëpret përparimin e mirë të Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit, veçanërisht zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse në drejtësi, e cila ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme, dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

Strukturat e specializuara kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit (SPAK) kanë treguar tashmë rezultate e para pozitive. Përpjekjet për krijimin e një historie solide duhet të vazhdojnë, duke përfshirë korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar nëpërmjet hetimeve proaktive dhe vendimet përfundimtare, dhe përmes zbatimit të mëtejshëm të planit të veprimit për të adresuar Rekomandimet e Task Forcës së Veprimit Financiar, siç duhet bashkëpunimi i mirë me autorietet përkatëse të vendeve anëtare të BE-së.

Këshilli mirëpret që procesi i vetingut ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme dhe ka sjellë rezultate të prekshme, dhe inkurajon autoritetet shqiptare që të vazhdojnë të gjitha përpjekjet për të lejuar që procesi të finalizohet me sukses. Këshilli mirëpret rifillimin e funksionimit të Gjykatës së Lartë pasi ka rifituar një kuorum të mjaftueshëm për të ecur përpara në gjykimin e çështjeve, ndërsa më tej emërimet duhet të vazhdojnë, në mënyrë që të plotësohen të gjitha vendet e lira. Këshilli gjithashtu mirëpret që Gjykata Kushtetuese rifitoi funksionalitetin e plotë përmes emërimeve shtesë.

Këshilli i bën thirrje Shqipërisë të rifillojë përpjekjet për të bërë përparim të prekshëm sa i përket lirisë së shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve. Këshilli rithekson rëndësinë e sigurimit që amendamentet në ligjin për median të jenë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe standardet ndërkombëtare, nëse ligji do të shqyrtohet më tej nga parlamenti. Këshilli gjithashtu mirëpret përparimin e prekshëm të arritur në reformën e administratës publike dhe inkurajon Shqipërinë të vazhdojë me vendosmëri përpjekjet e saj lidhur me këtë. Koordinimi brenda administratës publike ka nevojë për përmirësim, veçanërisht për integrimin e proceseve të planifikimit të politikave dhe buxhetimit, si dhe për çështjet e integrimit në BE.

Krijimi i agjencive të reja duhet të jetë një progres gjithëpërfshirës me përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile dhe duhet të jetë i favorshëm për kontrolle e balancime dhe për efikasitet.

Krijimi i agjencive të reja duhet të jetë një progres gjithëpërfshirës me përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile dhe duhet të jetë i favorshëm për kontrolle e balancime dhe për efikasitet.

Sa i përket emigrimit, numri i përgjithshëm i kërkesave të pabazuara për azil të paraqitura nga shtetasit shqiptarë në BE është ulur ndjeshëm, por duhet të monitorohet nga afër dhe kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme nga autoritetet shqiptare.

Posted Under:
Kryesoret Politike Uncategorized
Tagged:
Këshilli i Evropes Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri

Nga e njëjta kategori

“Berisha mori peng PD”, Salianji: Zgjedhjet u manipulian, nuk morën pjesë më shumë se 5 mijë anëtarë

më shumë...

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, zbardhet agjenda

më shumë...
Shtetasi italian Francesco Diviesti

Pesë plumba nga dy armë, vrasja e italianit “çmontoi” grupin kriminal me bazë në Tiranë, 26-vjeçari u dogj në shpellë

më shumë...

“Një nga sfidat më të mëdha të 35 viteve tranzicion”, Rama : Çështja e pronave, kyçe për fazën e re të negociatave me BE

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:09

Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi

3:54

Netanyahu zotohet për ofensivë më të ashpër...

3:44

Rusia: Amerikanët të ikin nga Kievi. Lavrov...

3:25

“Berisha mori peng PD”, Salianji: Zgjedhjet u...

3:19

Festivali i eBF në Çeki / Ministrja...

3:11

Fluks aplikimesh për bujqësinë, në dy ditë...

3:00

Masa shtesë për fluksin e turistëve, punonjësit...

2:53

SHBA-të godasin anijet iraniane, Mojtaba Khamenei: Lindja...

2:35

Aktorja e famshme zbulon se ka patur...

2:19

Hita takim me strukturat e Policisë në...

2:00

Shkrumbohet nga flakët një automjeti në Fier,...

1:49

Ekspozimi në diell, problematikat e lëkurës të...

1:30

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, zbardhet agjenda

1:15

Aplikimet për çerdhet publike, prindërit mund të...

12:49

Aksident në aksin Lezhë–Shkodër, plagoset drejtuesi i...

Shtetasi italian Francesco Diviesti
12:33

Pesë plumba nga dy armë, vrasja e...

12:28

“Një nga sfidat më të mëdha të...

12:22

“Futemi në fazën e mbylljes së negociatave...

Francesco Diviesti
12:12

SPAK-Bari operacion/ 4 gra pjesë e grupit...

12:07

Gjykata pezullon afatet për Veliajn, shkak zvarritja...

Më të klikuarat

  • “Nuk ta kam ndjerë mungesën”, Indri lexon letrën, i jep fund...
  • E gjithë ferma në televotim, Blerina eliminohet nga gara, nu...
  • Shtetasi italian Francesco Diviesti Pesë plumba nga dy armë, vrasja e italianit “çmontoi” grupin...
  • Java e fundit e majit vendimtare! Meri Gjini: Hëna në mbushj...
  • Jo vetëm Mozën dhe Zhakun, Agai dënon edhe Ilirin, masa që u...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.