E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusia: Amerikanët të ikin nga Kievi. Lavrov bisedon me sekretarin Rubio pas sulmit me raketa supersonike

Pasi ushtria ruse sulmoi Kievin me qindra dronë por dhe me një raketë të re hipersonike, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka telefonuar sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke i kërkuar që të evakuojë stafin diplomatik dhe qytetarët amerikanë nga kryeqyteti I Ukrainës.

Ministria e Jashtme ruse: Sergey Lavrov njoftoi zyrtarisht palën amerikane se Forcat e Armatosura të Rusisë, duke vepruar në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme terroriste të regjimit të Kievit ndaj civilëve dhe objekteve civile në territorin rus, po nisin sulme sistematike dhe të vazhdueshme ndaj objekteve që shërbejnë për nevojat e Forcave të Armatosura të Ukrainës në Kiev, si dhe qendrave përkatëse të vendimmarrjes.

Reklamë

Rusia i justifikoi këto kërcënime duke iu referuar një sulmi ndaj një konvikti shkollor në rajonin e Luhanskut, që është nën kontrollin rus, javën e kaluar.

Sipas autoriteteve lokale, mbi 20 studentë u vranë në qytetin Starobilsk. Zyrtarët rusë akuzuan Ukrainën se kishte goditur qëllimisht objektin civil. Ndërkohë dy ditë më parë Kievi dhe qytete të tjera ukrainase u bombarduan me dronë dhe me raketa balistike.

Kjo goditje përfshiu edhe rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev Ernal Filo, I cili fatëmirësisht i shpëtoi sulmit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë