Më shumë se tetë milionë rusë kanë hedhur votën e tyre online në këto zgjedhje presidenciale, sipas një zyrtari të komisionit zgjedhor.

Kjo është hera e parë që votimi elektronik është përdorur në një votim presidencial rus dhe një nga ata që mori pjesë ishte Vladimir Putin, i cili u filmua duke votuar me një “klik” të vetëm në ekran të premten.

Kreu i grupit të pavarur të monitorimit Golos (Zëri) tha më herët se përdorimi i votimit elektronik i bëri  zgjedhjet edhe më pak të hapura ndaj shqyrtimit publik.

Sistemi u përdor në zgjedhjet parlamentare tre vjet më parë në shtatë rajone dhe kandidatët e opozitës në atë kohë thanë se i privoi ata nga fitorja./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *