Subscribe

Vlefshmëria e kartave të identitetit të cilat skadonin në mars të këtij viti do të zgjatet deri më 31 dhjetor 2019.

 

Një gjë të tillë e ka njoftuar vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë inagurimit të zytrave të reja në rrugën Bardhyl.

 

“Do të kemi amendime ligjore, që pavarësisht nga data kur skadon karta në vitin 2019, skadimi final do të jetë 31 dhjetori i 2019-ës. Do të thotë se për të gjithë ata që nuk e kanë me ngut, të cilëve karta u duhet për një a dy herë, si rasti i votimeve apo një dokument tjetër brenda vendit, vlefshmëria do të zgajtet deri në datën 31 dhjetor 2019. Ky është një lajm i shkëlqyer për të ulur pak këtë presion dhe për ta shfrytëzuar gjithë vitin”, tha Veliaj.

 

Veliaj shoqërohëj nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili beri të ditur gjithashtu se qytetarët do të marrin shërbime për aplikimet e lëternjoftimeve edhe të shtunën dhe të dielën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *