Shtohet edhe nje tjeter rast pozitiv me COVID-19 ne qytetin e Korces. Behet fjale per nje te moshuar 80-vjecare, e cila eshte fqinje me ciftin e te moshuarve te infektuar nga mbesa rreth nje muaj me pare.
Burime te siguruara thone se bashkeshortit te 80-vjecares i eshte bere tamponi ne daten 23 mars dhe ka rezultuar pozitiv dhe me vone negative. Ndersa gruaja e tij rezulton pozitive me Covid-19. Mjeket epidemiologe mendojne se ky eshte nje rast i izoluar brenda familjes, pasi 80-vjecarja jeton vetem me bashkeshortin e saj.
Rasti i kësaj të enjteje e con ne 19 numrin e te infektuarve ne qytetin e Korces, ndersa 16 prej tyre jane te sheruar. Burimet zyrtare thone se jane derguar edhe 5 tampona nga qyteti i Pogradecit, te cilat fatmiresisht kane rezultuar negative. Në Devoll pritet ende pergjigjja per nje rast te dyshuar, ndersa ne Kolonje nuk eshte hasur asnje rast i dyshuar dhe nuk eshte cuar asnje tampon per analiza.





