E mërkurë, 28 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Vendi

Kultivonin drogë në banesa, arrestohen 2 të rinj në Shkodër (EMRAT)

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se ishin përfshirë në veprimtari kriminale për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Në pranga kanë rënë Arjon Beqiri  një 28-vjeçar banues në Shkodër dhe Samuel Bercaj, 25-vjeç banues në fshatin Zagorë. Sipas Policisë, ndaj tyre ishte lëshuar urdhër ndalimi nga Prokuroria e Shkodrës, pasi dyshohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Reklamë

Hetimet kanë zbuluar se në janar 2026, në kuadër të operacionit “Neonët 5”, dy të arrestuarit, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se kishin përshtatur dy banesa në fshatin Barbullush për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Policia vijon kontrollet për lokalizimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë