Princi Harry dhe Meghan Markle i shokuan të gjithë me vendimin e tyre për të hequr dorë nga familja mbretërore.

 

Mbretëresha Elizabet dhe i gjithë pallati mbretëror u zhgënjyen nga ky vendim. Mediat ndërkombëtare kanë zbuluar se Harry dhe Meghan u larguan për shkak se Dukesha nuk ndihej e qetë.

 

“Kjo nuk po funksionon për mua. Dua të largohem”, mësohet t’i ketë thënë Meghan Markle princit Harry.

 

Meghan më parë zbuloi në një dokumentar sesi ajo kishte luftuar me vëmendjen e mediave dhe u ankuan se njerëzit nuk e pyesnin sesi ndihej apo në ishte mirë.

 

Meghan është me djalin Archie në Kanada, por një burim mbretëror tha se ka të ngjarë që ajo të marrë pjesë bisedimet e krizës përmes telefonit. Dukeshka fluturoi për në Kanada disa ditë më parë, ku familja kaloi pushimet e festave të fundvitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *