Lideri i LSDM-së Zoran Zaev dorëzon sot nënshkrimet në Presidencë për ta kërkuar nga kreu i shtetit Gjorge Ivanov mandatin për formimin e Qeverisë së Re.

 

Veprimi pason vendimin e këshillit qendror te LSDM-së qe i dha dritë jeshile liderit të kësaj partie Zoran Zaev për të kërkuar mandatin nga presidenti.

 

Para LSDM-së ishte kryesia qendrore e BDI-së që te premten vendosi që ti jape Zoran Zaevit nënshkrimet për të marrë mandatin.

 

Sikurse raporton Alsat edhe pse partia e Ahmetit i dha mbështetje liderit të LSDM-së, në tavolinë ka ende dy opsione: Mbetje në opozitë me mbështetje të qeverisë së pakicës, ose pjesëmarrje në qeveri me marrëveshje koalicioni.

 

Ditë më parë, komisioneri evropian Johanes Hanh tha se Bashkimi Evropian pret që presidenti Ivanov të ndërmerr hapat e mëtejmë në përputhje me Kushtetutën, përkatësisht t’i dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë, kandidatit që kanë shumicën në Kuvend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *