Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, ka zhvilluar këtë të mërkurë një vizitë pranë Njësisë Detare të Guardia di Finanza-s në Durrës. Kryediplomatja u prit nga ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci.

Vizita e sotme u zhvillua me synim informimin mbi aktivitetet e Misionit në Shqipëri dhe vijoi më pas me një stimulim në det me mjete lundruese të Guardia di Finanza-s.

Ambasadori Fabrizio Bucci deklaroi se Italia e sheh me përparësi absolute bashkëpunimin dypalësh dhe atë ndërkombëtar në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

 “Të lumtur e të nderuar t’i tregonim sot Ambasadores Kim impenjimin italian në ndihmë të Qeverisë shqiptare në luftën kundërt krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Një impenjim konstant dhe gjithëpërfshirës i Italisë në shumë fusha, provë e prekshme e të cilit janë Misioni i Guardia di Finanza-s në Durrës e Vlorë dhe Zyra e Ndërlidhjes Interforcë e Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë (SCIP) pranë Ambasadës sonë. Italia e sheh me përparësi absolute bashkëpunimin dypalësh dhe atë ndërkombëtar në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Kjo përparësi është maksimale në vendet mike e fqinje si Shqipëria dhe veprimtaritë tona zhvillohen gjithmonë në bashkëpunim të plotë me Vendet mike e aleate si Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Bucci.

Nga ana tjetër, ambasadorja Kim theksoi se si bashkëpunimi midis forcave të rendit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Italisë ka çuar në shumë operacione të suksesshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *