2017-ta ishte një viti i suksesshëm për presidentin kinez, Xi Jinping, pas rizgjedhjes ne krye të partisë pak kohë më pare. Por viti i ardhshëm duket se do t’i sigurojë atij edhe më shumë fuqi.

 

Kjo pasi Partia Komuniste, pritet të diskutojë lidhur me propozimin për ndryshimet kushtetuese, për herë të parë që prej vitit 2004, dhe parashikon çimentimin e presidentit mbi çdo pushtet.

 

Kjo lëvizje do t’i siguronte liderit kinez edhe një mandat tjetër presidencial.

 

Vendimi për ndryshimet kushtetuese është marrë në një takim që u mbajt sot, i drejtuar nga vetë presidenti kinez Xi Jinping.

 

Ai ka vendosur gjithashtu që Partia Komuniste të marrë nën kontroll policinë paraushtarake, me qëllim modernizimin e ushtrisë.

 

Ndërsa kritikë të Xi, theksojnë se ndryshimet e fundit janë projektuar nga vetë presidenti, me qëllim vendosjen e të gjithë fuqisë ushtarake nën kontrollin e tij.

 

Forca prej 660.000 ushtarësh është përgjegjëse për për mbrojtjen e kufirit, luftën kundër-terrorizmit, por edhe rendit të brendshëm, duke përfshirë edhe shpërndarjen e protestave.

 

Ende nuk dihet motivet për reformimin, por media shtetërore kineze Xinhua shkruan se ndryshimi i kushtetutës do të hyjë në fuqi më 1 janar.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *