Pandemia  izoloi të gjithë sportet e veçanërisht ato që kanë kontakt fizik dhe zhvillohen në ambientet e mbyllura, por duket se pas 7 muajsh pritje ka dritë në fund të tunelit. Xhudo, një sport luftarak që do të rinise shumë shpejt sezonin e ri, ndonëse në kushte jo të zakonshme dhe me protokolle të përcaktuara. Sekretari i përgjithshëm i federatës shqiptare të xhudos, Labo Capo ka treguar për Vizion Plus edhe planin për këtë fillim të ri

 

LABO CAPO

SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I FEDERATËS SË XHUDOS

“Të gjitha masat janë parashikuar, me dezinfektim , matje temperature, me pastërtinë e terrenit. Do të ketë mjekë përgjegjës dhe drejtues përgjegjës vetëm për kushtet e pandemisë.”

 

Capo tha se do ta zbatohet me rigorozitet çdo protokoll i vendosur dhe çdo sportist do i nënshtrohet testeve përpara çdo sfide.

 

LABO CAPO

SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I FEDERATËS SË XHUDOS 

“Ky protokoll, që është vendosur nga Federata Botërore, i është shpërndarë të gjitha federative të botës dhe në bazë të këtyre do të zhvillohet çdo aktivitet. Për fatin tonë të mirë kampionati është mbyllur në shkurt, ndërsa kemi për të shpallur vetëm kampionin e Kupës së Shqipërisë.”

 

Sportistët shqiptarë do jenë pjesë edhe e aktiviteteve ndërkombëtarë.

 

LABO CAPO

SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I FEDERATËS SË XHUDOS

“Një shans tjetër që na vjen nga Federata Botërore është se janë parashikuar dhe ftesat për pjesëmarrjen në Tokio 2021. Shteti jonë Shqipëria ka këtë shans që në rast se nuk kualifikohet me pikë , mund të marri një ftesë por gjithmonë nëse nuk do të mund të kualifikohemi me pikë për në Tokio 2021.”

 

Olimpiada e Tokios ishte planifikuar të zhvillohej këtë vit, por do të  mbahet në vitin 2021 si pasojë e pandemisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *