E enjte, 24 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Operacioni “Flakë në det”, gjykata lë në burg 3 të arrestuarit

Gjykata ka lënë në burg 3 personat e arrestuar të martën në mbrëmje për operacionin “Flakë në det”.

Ata akuzohen për trafik droge në mes të detit, moment kur do bëhej shkëmbimi i kanabisit me kokainë e heroinë.

Bëhet fjalë për shtetasit Alket Deda, Ksenofon Bodo dhe Selami Lushkaj.

Gjatë seancës të akuzuarit si një pjesë e grupit të strukturuar kriminal nuk kanë pranuar të japin deklarime dhe se do të flasin në një moment të dytë. Avokatët kërkuan masa më të buta sigurie duke pretenduar se nuk ka prova të mjaftueshme për të ngritur akuzën. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë