Samiti i tretë i liderëve të rajonit, i njohur ndryshe si minishengeni ballkanik prodhoi veç te tjerash edhe një përplasje të fortë mes Tiranës dhe Prishtinës zyrtare.

 

Rama dhe Haradinaj shkëmbyen akuza në distance, duke thëlluar hendekun për këtë çështje.

 

Në një intervistë për edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus, zëvendës ministri i Jashtëm Etjen Xhafaj është shprehur se mungesa e Kosovës nuk ka justifikim pasi Kosova është ulur disa herë me Serbinë qoftë në nivel me zv kryeministrash edhe me vetë Vuçiç kemi një dialog që tashmë ka nisur.

 

 

A ka të drejtë Kosova dhe kryeministri në detyrë Haradinaj  në qëndrimin e saj refuzues ndaj samitit?

Besoj se ështe theksuar që në vijimësi që në takimin e parë në Beograd dhe në takimet e tjera nuk ka asnje arsye për kundërshtimin e pjesmarrjes vetëm disa teza politike. Kosova është ulur disa herë me Serbinë qoftë në nivel me zv kryeministrash edhe me vetë Vuçiç kemi një dialog që tashmë ka nisur. Ajo që është premisa false politike është ajo që thuhet se duhet të zgjidhen të gjitha menjëherë. Në fakt problematika sidomos nga ana e diplomacisë asnjëherë nuk zgjidhen gjërat menjëherë por hap pas hapi dhe e dyta ti ke pikërisht nevojë dhe detyrim për të folur me ato që janë kundërshtarët e ty. Edhe Shqipëria është duke diskutuar me shumë nga partnerët për disa çështja, edhe Kosova këtë duhet të bëjë ky nuk është një proces përjashtues, dhe në asnjë rast një veprim që Shqipëria po e ndërmerr për ndonjë nga teoritë kospirative që janë hedhë.

 

Si shpjegohet atëherë qëndrimi kaq i fortë edhe i Thaçit dhe Haradinaj sot, mos ndoshta kjo ka të bëjë me deklaratën e Vuçiç i cili nuk e njohu ose më saktë shpërfilli masakrën e Reçakut?

Deklaratat individuale kanë ndikim ashtu siç pati ndikim dhe vizita e zotit Rama në Beograd, që pati një ftohje pastaj një riafrim pastaj vizita e parë e Vuçiç në Tiranë sigurisht që ka reagim ndaj tyre dhe ne sjemi dakord me këtë. Diplomacia është aty për të vijuar diskutimin dhe disa nga problemet do të zgjidhen ndërkohë që diskutohen gjërat më të mëdha që siç ësht qëllimi i përfitimit ekonomik. Ne si vend, Kosova dhe Serbia jemi vende të vogla dhe s’mund te konkurojmë  me njëri tjetrin dhe me vendet e tjera ky bashkim ka sens tërësisht ekonomik. Në këtë samit nuk po vendosen prioritetet e askujt tjetër të asnjë vendi por është në një parim të barabartë.

 

Nëse shikon hartën e vendeve që morën pjesë sot në këtë samit kemi një hapësirë komplete tani por me mungesë të Kosovës. A mund të jetë efektiv minishengeni pa Kosovën?

 

Ballkani Perëndimor nuk duhet të funksionoje pa Kosovën dhe ajo duhet të bëhet pjesë e tij. Kosova tani është një realitet që e pranojnë te gjithë edhe serbet, por ajo është kthyer në një zonë që është taksa është një nga menyrat për ti treguar Serbisë se ka një pabarazi të thellë për të cilën Shqipëria e ka mbështetur në vijimësi. Kjo nuk mund të kthehet në arsye të qenuri siç thotë kryeministri në ikje i Kosovës apo siç thonë shumë të tjerë. Taksa është një mënyrë, dialogu mes dy vendeve i mbeshtetur nga Shqipetia dhe nga vendet e tjera,  pasi eshtë në të mire të te gjithëve nuk ka një komplot madhor, por rrugë paralele për përgatitjen e të gjithë vendeve për aderimin në BE.

 

Çfarë prodhoi konkretisht takimi i sotëm i liderëve?

Mali i Zi ishte pjesë aktive e ketij samiti dhe samiti i radhes do të bëhet atje.Sa i përket arritjeve u përcaktua një agjentë e qartë qoftë e hapave apo e atyre që janë pritshmëritë e këtyre katër vendeve. Katër liritë duke u mbështetur konkretisht tek lëvizja e lirë e njërëzve duke qenë se sektori më i madh në ekonomitë botërore është turizmi, dhe ne duhet të mendojmë se si do të aderojmë bashkë në këtë drejtum dhe sot ishte një hap i rëndësishëm për të vendosur dhe një kalendar mbi atë që do të bëhet me tej. Dhe për të bërë hapa të tjerë në kuadër të procesit të Berlinit si 6 vende të bashkuara pasi 6 zëra janë më mirë se një.

 

Rama foli për rezultate konkrete vitin tjeter: si do te perfitojne shqiptaret nga kjo hapesire e re ballkanike?

 

Shqipëria është një nga vendet që e ka sektorin publik më të vogël me ekonominë reale të të gjithë vendeve reale, rrjedhimisht pjesa e mbështetjes me fondet buxhetore që vijnë nga vendet e tjera është një Kjo marreveshje qe do te ndihmoje të gjithe tregtaret shqiptare. Nga ana tjetër është lëvizja e lirë që na hap mundësinë e tregut rajonal dhe na hap një mundësi për të dalë në tregje si një produkt qoftë në tregjet e huaja por qoftë dhe në eksportin e mallrave që ne i eksportojmë tani. Në nivel tregtie kjo do të ndihmojë tregtarët dhe do na i përafrojmë më shumë me BE. Nëse jemi të gjashtë bashkë bëjmë më shumë se tek e tek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *