Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani komentoi në studion e “Quo Vadis” me gazetaren Pranvera Borakaj edhe kërcënimin e fundit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

 

Deklaratën e tij se rrezikohen konflikte nëse dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk bën hapa përpara, Hasani e quajti një nxitje për luftë.

 

Sidoqoftë, ai tha me bindje se Kosova do të mbrohet deri në fund.

 

“Çdo deklaratë e tij janë një formë e nxitjes që të tregojë sikur ne nuk jemi të përgatitur për dialog. Ne kemi qenë gjithmonë për dialog, edhe kur kemi shkuar në Rambuje. Nme kemi qenë për dialog, por ndoshta nuk kemi mundur ta prezantojmë vullnetin tonë. Çdo thirrje e Vuçiç në këtë formë është nxitje e luftërave të reja në Ballkan. Ne kemi çliruar Kosovën, jemi gjthmonë gati të mbrojmë vendin tonë.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *