SHBA ka njoftuar vrasjen e numrit dy të shtetit islamik të Sirisë dhe Irakut, Abdul Rahman Mustafa Al-Kaduli. Ekzekutimi i këtij lideri të terroristëve është bërë gjatë një operacioni te specialeve amerikane ne Siri. Sipas Uashingtonit, ka patur një tentative të efektiveve amerikan për ta kapur të gjallë Al-Kadulin, por operacioni u komplikua dhe ai është vrarë. Bashkë me të janë ekzekutuar dhe disa liderë të tjerë militant të organizatës terroriste. Me herët për njoftimin e vendndodhjes së terroristit Al Kaduli autoritetet amerikane kishin ofruar 7 milion dollarë. Ndërkohe, ne përgjigje te këtij aksioni, një sulm kamikaz ka ndodhur ne një stadium ne Bagdad ku humben jetën 29 viktima.




