Juristja Brizida Gjikondi u shpreh se ngjarja që tronditi sot Elbasanin ishte një vrasje e paralajmëruar, duke sjellë në vëmendje përplasjen mes militantëve të kampeve politike në Ditën e Verës.

Nga studioja e emisionit “Zgjedhje 2021”, Gjikondi deklaroi se fushatat zgjedhore lahen gjithmonë me gjak në Shqipëri dhe se kundërshtari politik shihet si armik.

“Vrasje e paralajmëruar. Që prej Ditës së Verës, Elbasani ka kështu elektrizim kriminal. Dua t’i besoj deklaratës që ka bërë Policia e Shtetit. Ishte një konflikt që ka precipituar në goditje me armë…Është e disata herë që fushatat zgjedhore në Shqipëri lahen me gjak, kjo gjë nuk ndodhen në vendet e rajonit. S’ka fushatë zgjedhore në Shqipëri që kundërshtari politik nuk shihet si armik, që duhet ta zhdukësh, ta vrasësh.”

Më tej, ajo fajësoi presidentin Ilir Meta se nxit konflikt dhe përplasje, përmes thirrjeve të tij.

“Sipas Kushtetutës, në rast të shkeljes së Kushtetutës nga ana e Presidentit, ai shkarkohet. A ka shkelje më të rëndë që bën Presidenti sesa ajo që nga mëngjesi deri në darkë thërret vetëm për gjak, prerje duarsh dhe kokash?  ½ e deputetëve të marrë iniciativën dhe të shkarkojë Metën sepse nuk ka rrugë tjetër.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *