Opozita po zhvillon këtë të premte protestën e 7-të kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.
Kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij para qytetarëve tha se rritja e çmimit të naftës ka prekur si socialistës ashtu edhe domkratët.
Lexo edhe :
Ai nënvizoi se nafta në vendin tonë është më e shtrenjta krahasur me rajonin, teksa shtoi se rrogat dhe pensionet janë më të ultëtat.
“Çdo qytetar, pavarësisht nga bindjet e tij, është prekur nga rritja e çmimeve të naftës. Po pse nuk pati qytetarë në protestë për naftën? Në Evropë dhe botë, po të krahasosh çmimi i naftës është më i larti tek ne. Rrogat dhe pensionet janë më të ulëta në rajon. A është taksa e naftës më e larta? Po, është. Shkaku i asaj proteste pa njerëz është frika. Njerëzit nga frika nuk guxojnë të dalin në protestë për të mbrojtur interesat e tyre. Rama, me presionin mbi qytetarët, ka ngjallur frikë tek shqiptarët, duke i kërcënuar ata me punën, me fermat, shkurt me kafshatën e gojës. Në Shqipëri ka vetëm një forcë që sot mban jo vetëm idealet, por përcakton edhe guximin shqiptar. Ka vetëm një forcë që sot ngrihet mbi frikën dhe dhunën. Kjo forcë është PD”, tha Berisha.
/vizionplus.tv






