E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

FOTO/ Çanta të mbushura me molotov, ndalohen 4 protestues

Policia ka ndaluar katër persona mbrëmjen e sotme të cilët janë kapur me çanta të mbushura me molotov, të cilat priteshin të përdoreshin në protestë.

Reklamë

Siç shihet edhe në fotot e sigururara nga gazetari i vizion Plus, Esido Barkaj, molotovi është në sasi të konsiderueshme.

Ndërkohë kujtojmë që gjatë mbrëmjes së sotme pati sërish përplasje ku një efektiv policie përfundoi te Trauma i plagosur pas shpërthimit të molotovit, ndërsa deputetët Boçi dhe Balliu si dhe aktivisti Aulon Kalaja, u dërguan me urgjencë në spital pasi mbetën të lënduar pas hedhjes së sprajit me piper nga ana e policisë.

Në total deri tani numri i personave të shoqërua nga policia ka shkuar në 20 persona.

Vazhdo të lexosh

Reklamë