E enjte, 29 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama nga Barcelona: Shqipëria, destinacioni i preferuar turistik për spanjollët

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh nga Barcelona, ku theksoi ndryshimin e imazhit të Shqipërisë ndër vite dhe rritjen e interesit ndërkombëtar për vendin.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama u shpreh se delegacioni shqiptar është pritur me nderim të veçantë nga Dhoma e Tregtisë së Katalonjës, duke nënvizuar respektin dhe interesimin në rritje për Shqipërinë.

Reklamë

Ai theksoi se, ndryshe nga e kaluara kur emri i Shqipërisë në Spanjë lidhej me perceptime negative, sot vendi është kthyer në një nga destinacionet e preferuara turistike për të rinjtë spanjollë.

“Barcelonë, ku u pritëm me nderim të veçantë nga Dhoma e Tregtisë së Katalonjës, e ku u ndjemë krenarë për respektin dhe interesimin për Shqipërinë, emri i së cilës kur vije në Spanjë deri jo shumë vite më parë ishte sinonim i një njolle të errët në hartën e Europës, ndërsa sot është emri i një prej destinacioneve të preferuara turistike të rinisë spanjolle, ndërkohë që marrëdheniet shtetërore me Spanjën s’kanë qenë kurrë më të mira”, shkruan Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë