Subscribe

Pas më shumë se një viti, Policia e Durrësit ka prangosur dy autorë të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia.

 

Mësohet se në pranga kanë rënë Besian Xhixha dhe Enver Diva, të cilët akuzohen se janë kontaktuar nga Nuredin Dumani për të kryer vrasjen.

 

Të arrestuarit dyshohet se kanë pranuar kërkesën për të ekzekutuar vëllezërit dhe kanë studiuar terrenin. Por njërit prej tyre, Enver Divës, iu prishën planet sepse u infektua me COVID-19. Vëllezërit dyshohet se janë vrarë për pazare droge.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *