Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 August 2026
Vizion fokus

Ish-ministri ukrainas bën thirrje për zgjedhje në kohë lufte,...

Izraeli: Katër militantë të Hamasit u vranë në bastisjen...

VIDEO/ Aksidenti me tre viktima në Durrës, momenti kur...

Kaloi 70 vite në burg, i shpëtoi 8 herë...

Ministri i Jemenit: Huthitë synojnë kontrollin e Ngushticës Bab...

Sekuestrohen mbi 3.3 ton kokainë në Spanjë dhe Portugali,...

Rusia dhe Koreja e Veriut synojnë “rend të ri...

Itali/ U kap me pako kokaine në trup e...

Putin: Sulmet me dronë të Ukrainës po ndikojnë në...

VIDEO/ Rrëzohet helikopteri, humbin jetën piloti dhe gjashtë turistë

Ish-ministri ukrainas bën thirrje për zgjedhje në kohë lufte, sfidon Zelenskyn

19 Gusht 21:33

Ish-ministri ukrainas i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, ka bërë thirrje për zhvillimin e zgjedhjeve në Ukrainë edhe gjatë luftës, në një lëvizje që shihet si një nga sfidat më të forta ndaj presidentit Volodymyr Zelensky që prej nisjes së pushtimit të plotë rus.

“Demokracia nuk mund të mbahet peng nga Rusia”, deklaroi Fedorov, 35 vjeç, në një video të publikuar në YouTube të martën. Ai theksoi se Ukraina po lufton pikërisht për të mbetur “një shtet i lirë evropian”.

Që prej nisjes së pushtimit rus në vitin 2022, Ukraina ndodhet nën ligjin ushtarak, çka ka sjellë pezullimin e zgjedhjeve.

Fedorov, i cili nuk e përmendi drejtpërdrejt Zelenskyn në deklaratën e tij, u shkarkua papritur nga posti i ministrit të Mbrojtjes muajin e kaluar, vetëm gjashtë muaj pasi ishte emëruar në këtë detyrë.

Nga presidenca ukrainase nuk ka pasur ende një reagim zyrtar ndaj deklaratave të tij. Megjithatë, një burim në zyrën e Zelenskyt i tha BBC-së se do të ishte “shumë e çuditshme” të organizoheshin zgjedhje ndërsa vendi përballet me sulme me raketa dhe dronë, duke e cilësuar një ide të tillë si jorealiste.

Edhe analistë ukrainas kanë ngritur pikëpyetje mbi mundësinë e organizimit të zgjedhjeve në mënyrë të drejtë dhe të sigurt. Sipas tyre, një nga sfidat kryesore do të ishte përfshirja në proces e miliona ukrainasve që janë larguar nga vendi, si dhe e qindra mijëra ushtarëve që ndodhen në vijën e frontit.

Ndërkohë, Zelensky, mandati pesëvjeçar i të cilit përfundoi në maj 2024, është përballur me presion nga SHBA-ja dhe Rusia për zhvillimin e zgjedhjeve të reja në Ukrainë.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Ukraine Zelensky

Nga e njëjta kategori

Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive dhe dy nën monitorim

më shumë...

Izraeli: Katër militantë të Hamasit u vranë në bastisjen në Gaza

më shumë...

VIDEO/ Aksidenti me tre viktima në Durrës, momenti kur i riu përplaset me bordurën

më shumë...

Akuzohet për përdhunimin e një italianeje, arrestohet 23-vjeçari nga Kosova në Mykonos

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:33

Ish-ministri ukrainas bën thirrje për zgjedhje në...

9:22

Situata me zjarret në vend, Ministria e...

8:47

Izraeli: Katër militantë të Hamasit u vranë...

8:34

VIDEO/ Aksidenti me tre viktima në Durrës,...

8:25

Akuzohet për përdhunimin e një italianeje, arrestohet...

7:51

Kaloi 70 vite në burg, i shpëtoi...

7:23

Ministri i Jemenit: Huthitë synojnë kontrollin e...

7:07

U vra me thikë në Ksamil, ky...

6:55

Dielli nuk është armiku? Ja sa minuta...

6:34

Sekuestrohen mbi 3.3 ton kokainë në Spanjë...

6:08

Rusia dhe Koreja e Veriut synojnë “rend...

5:53

Përplasja e skafeve në Koman, 4 të...

5:41

Varreza masive në Zubin Potok, gjenden mbetje...

5:32

Itali/ U kap me pako kokaine në...

5:02

Putin: Sulmet me dronë të Ukrainës po...

4:57

Përplasja e skafeve në Koman, reagon policia:...

4:48

VIDEO/ Rrëzohet helikopteri, humbin jetën piloti dhe...

4:45

Pentagoni po shqyrton vendosjen e raketave Patriot...

4:40

Klos/ Zjarr në lagjen “Halilaj”, ndërhyrja e...

4:34

Pukë/ Situatë e vështirë nga zjarri në...

Më të klikuarat

  • “I kërkova të mbanin qetësi”, vrau turistin port...
  • Tragjike! Autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 23 pe...
  • Tragjedia në Manzë! Aksidenti u mori jetën 3 të rinjve, mes...
  • “Na çudite”, ndjekësit të surprizuar me ndryshim...
  • “E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.