Operacioni forca e ligjit u ka dërguar formularët për të deklaruar pasuritë e tyre tre personave të lidhur me botën e krimit.

Sot në skanerin e OFL kanë rënë Mario Meshini, Indrit Doçi dhe Ernest Doda.

Këta tre individë duhet të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve pasi dyshohet se është vënë përmes krimit.

Mario Meshini akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit dhe është dënuar nga gjykata me burg.

Nga kamerat e sigurisë rezultoi se Meshini ka qënë prezent në momentin e vrasjes.

Nga ana tjetër, Indrit Doçi dhe Ernest Doda, të dy nga tirana, janë dënuar nga gjykata për vjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *