Presidenti i Republikes Ilir Meta ka bere nje levizje te pazakonshme duke derguar ne Parlament amendamente per Kodin Penal dhe denimet per ata qe thyejne ligjin ne kohe pandemie; nje kompetence qe Kushtetuta nuk ia njeh.
Por ajo qe ishte me e pazakonshme ne kete séance ishte se mazhoranca i pranoi amendimet e kryetarit te shtetit, pike me pike. Socialistet per me teper shkuan me tej se propozimet e presidentit Meta per uljen e denimit duke hequr piken e fundit qe parashikonte denim me 15 vite burg per personin qe perhapte infeksionin duke shkatuar vdekjen e nje qytetari.
Vete kryeministri Edi Rama argumentoi se nderhyrjet ne Kodin Penal jane te nevojshme pasi do te filloje faza e hapjes se ekonomise
Sipas ndryshimeve te miratuara sot ne Kodin Penal denimi maksimal per nje person qe perhap me dashje infeksionin duke shkaktuar pasoja te renda per shendetin e njerezve denohet nga 3 deri ne 8 vjet burg.





