Vora është bashkia e vetme në këto zgjedhje të pjesshme vendore ku po votohet elektronikisht. Ndryshe nga 5 bashkitë e tjera, procesi nisi me shumë vonesë në disa vendvotime për shkak të problemeve me pajisjet.

 

Shkak për është bërë ndryshimi i komisionerëve nga Partia Demokratike.

 

Teknologjia e aplikuar për të dytën herë radhazi në proceset zgjedhore në vend duket se ende po shfaq problematika për shkak se zgjedhësit kryesisht të moshuar nuk arrijnë të kryejnë procesin e votimit elektronik pa ndihmën e dikujt.

 

 

“ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

Shkakun ligjor për të cilin PD ka prezantuar kallëzimin në organin e prokurorisë, nuk di ta them qendron apo jo. Nëse janë të kualifikuar, ndihmojnë më shumë në mirëadministrimin e procesit zgjedhor, por është e rëndësishme që në themel të propozimet të jenë në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Të gjitha qendrat e votimit kanë minimumi 4 antarë. Në 25 qendra votimi ka dhe sekretarë dhe anëtarë të propozuar nga PD.”

 

Enio Haxhiu, kryetar i një qendre votimi në Vorë, i pranon problematikat dhe vonesat.

 

Vora numëron 44 vendvotime, ku 30,437 qytetarë me të drejtë vote do të shprehin sot vullnetin e tyre të zgjedhur kryebashkiakun e ri mes 3 kandidatëve.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *