Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi akuzoi qeverinë se nuk po garanton mbështetjen e duhur për mësuesit dhe nxënësit në shkolla. Ajo tha në rrjetet sociale se deri tani tetë mësues të infektuar kanë humbur jetën. Ndërsa kryeministri Edi Rama, sipas saj, ka dhënë 36 milionë euro për teatër me kulla.

 

“Këto ditë tre mësues të tjerë humbën jetën nga COVID 19, por qeveria nuk po merr asnjë masë për mbrojtjen minimale të mësuesve dhe nxënësve në shkolla. Deri tani, 8 mësues janë ndarë nga jeta për shkak të COVID, por ata janë trajtuar vetëm si statistika nga qeveria. Kryeministri në ikje që jep dhjetëra miliona euro për një projekt korrupsioni, si Teatri me kulla, nuk jep asnjë qindarkë për të rritur sigurinë në shkolla apo për të ndihmuar mësuesit e prekur nga virusi i rrezikshëm.”

 

Albana Vokshi shtoi se 36 milionë euro duhet të ishin investuar për testime masive, maska e dezinfektantë dhe platforma për mësim online për nxënësit e mësuesit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *