Subscribe

E pranishme në protestën që po mbahet para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimve ishte edhe një vajzë e vogël, e cila iu drejtua me një mesazh kryeministrit Edi Rama.

 

Ajo shprehet se pas projekteve për prishjen e banesave, si dhe rritjes së çmimeve të produkteve bazë të shportës, Rama nuk është i denjë për të udhëhequr këtë vend.

 

“Ne nuk mund t’i përballojmë dot rritjet e çmimeve o Edi Rama. Pak se po na bëni edhe projektin e prishjes së shtëpive te “Kodra e Priftit”, ku do të shkojmë ne. Ju vidhni taksat tona, ulni çmimet dhe na rrisnin rrogat. Sot, unë erdha të protestoj sepse askush nuk mund t’i përballojë dot këto rritje. Ktheje projektin e “Kodrës së Priftit”, ti nuk je i denjë për këtë vend, ti vetëm korrupsion bën o legen, liroje vendin tonë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *