Vlora në këtë muaj të dytë të pranverës, është plot me turistë vendas dhe të huaj. Sipas operatorëve turistikë rreth 30% janë rritur prenotimet dhe frekuentimi këtë periudhë,krahasuar me vitin e kaluar. edhe situata në Lindjen e Mesme ka ndikuar në rritjen e kërkesave për turizëm në Vlorë
Të huajt thonë se temperaturat e larta në qytetin bregdetar,kanë bërë që ata tu drejtohen plazheve.
“Vizituam Vlorë pas një udhëtimi të mrekullueshëm nga Sarandë dhe më herët nga Gjirokastër. Mund të them me bindje që hoteli ku qëndrojmë është fantastik, me një nivel shumë të lartë shërbimi dhe akomodimi”.
“Ne vijmë nga Polonia dhe jemi shumë të kënaqur me mikpritjen—njerëzit këtu janë shumë të sjellshëm dhe të mrekullueshëm. Ushqimi është gjithashtu i shkëlqyer dhe po ndihemi shumë mirë gjatë qëndrimit tonë në Vlorë”.
“E treta nga Londra: Më pëlqen Vlora,është shumë e bukur ,kam ardhur me shoqe për pushime. Do të vijmë prapë”
Ndërkohë sipas Bilalit ,mospërfundimi i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës ka sjellë edhe anulime të rezervimeve,veçanërisht nga nordikët.
Ndërkaq pritshmëritë për muajt e verës janë të larta sipas operatorëve turistikë. Rreth 50% më shumë janë aktualisht prenotimet për sezonin veror 2026.





