Presidentja e Kosovës do i bashkohet Bordit të Paqes me ftesën e presidentit Donald Trump.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në “X” i ka përcjellë urimet më të sinqerta presidentes Osmani, teksa shton se kjo ftesë është një gjest domethënës i presidentit Trump për Kosovën.
Lexo edhe :
Related Posts
“Urime zonja Presidente, e dashur Vjosa, për marrjen e ftesës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një gjest tejet domethënës i Presidentit Trump ndaj Kosovës, që forcon më tej marrëdhënien e Amerikës mike me popullin shqiptar, por që edhe jep një sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikan në botë
Edhe njëherë urime dhe dua të besoj se faktorët politikë të Kosovës, do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga Presidenti i SHBA, si një gjest që nuk është aspak pa lidhje edhe me respektin për ty personalisht e për rolin tënd ndërkombëtarisht”, shkruan Rama./vizionplus.tv







