Subscribe

Ndërsa vijon aksioni i mbjelljes së pemëve në kryeqytet, kryebashkiaku Erion Veliaj ka përcjellë një ftesë për të gjithë ata që duan të ndihmojnë në këtë drejtim.

“Kemi hapur një sezon festash, kemi hapur një sezon argëtimi dhe gëzimi, por kemi hapur edhe një sezon solidariteti për ata që janë në nevojë kur vjen puna te ndihma, pakot dhe ushqimet, por solidaritet edhe për qytetin tonë. Nëse do ta përdorim stinën e dimrit ku secila familje, secili nxënës mbjell një pemë, ku bashkë me fëmijët rritet edhe pema e tyre e ditëlindjes, ne do të kemi një qytet shumë herë më të mirë se ai që gjetëm”.

Ndërkohë sheshit “Nënë Tereza”, i’u shtuan edhe 20 pemë të tjera por sipas Veliaj-t, nevoja është shumë herë më e madhe.

“Kemi mbjellë 1 milion pemë, por unë nuk jam krenar për këtë, sepse qyteti ka nevojë për dyfish e trefish. Ndaj, do të na duhet që çdo ditë të matemi me veten dhe të mbjellim më shumë seç kemi mbjellë një stinë më përpara. Ajo që kam kërkuar nga të gjitha agjencitë tona është që të mbjellim pemë në rrugët kryesore, aty ku qytetarët apo këmbësorët kalojnë për të shkuar nga pika A në pikën B në Tiranë”.

Veliaj shtoi se Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës në vitin 2025 dhe aktivitetet në këtë drejtim do të marrin një vëmendje të madhe./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *