Subscribe

Kërkimet për të gjetur viktima të tjera nën rrënojat e urës Morandi në Genova të Italisë nuk janë ndalur. Dyshohet se trupat e të paktën 10 personave mund të jenë nën gërmadha, pavarësisht se shpresat për të gjetur të mbijetuar janë shumë të pakta.

 

Deri më tani numri zyrtar i viktimave të konfirmuara është 38, mes tyre 3 fëmijë dhe 2 shtetas shqiptarë. Ndërsa 15 të plagosur po trajtohen në spital, 2 prej të cilëve janë në gjendje kritike

 

Departamenti i Mbrojtjes Civile ka thënë për mediat se kërkimet nuk do të ndalen deri në gjetjen e përsonit të fundit. Këtë të premte zhvillohet finerali i parë privat për disa nga viktimat e shembjes së urës Morandi në Xhenova. Familjarët e 17 personave qe humben jeten kanë kundërshtuar funeralin shtetëror që do të mbahet të shtunën në roën 11 në praninë e Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella.

 

“Ne nuk duam një ceremoni farsë. Djali im nuk do të bëhet një numër në listën e vdekjeve të shkaktuara nga dështimet italiane”, ka thënë babai i një prej 4 viktimave.

 

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës njoftoi krijimin e një komisioni të posaçëm për hetimin e kompanisë koncensionare. Nga ana tjetër, hetimi i tragjedisë së Genovas do të kërkojë kohë për të përcaktuar fajtorin, por ndërkohë, autoritetet italiane duhet të hartojnë plane afatgjata per infrastrukturorne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *