Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
04 June 2026
Vizion fokus

Makinat përplasen kokë më kokë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen...

“Jemi në një luftë hibride”, Rama për investimin në...

Maran e nis me “këmbën e majtë” aventurën në...

Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Bejrutit rrezikon rikthimin e plotë...

Gjermania dështon të sigurojë vendin në Këshillin e Sigurimit

SHBA-ja ka ridrejtuar mbi 125 anije tregtare që nga...

Protesta para Kryeministrisë, Rama publikon dy projektet dhe ironizon...

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Turqi, Rubio konfirmon...

Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të rinjtë që...

Tragjedia në Shëngjin, Begaj: Ngushëllime familjeve! Institucionet të marrin...

VIDEO/ Zjarr masiv në Cërrik, rrezikohen banesat, bizneset dhe dhjetëra hektarë tokë

10 Gusht 19:50

Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer pasditen e kësaj të diele në periferi të qytetit të Cërrikut, duke shkaktuar pasoja të rënda në mjedis dhe duke rrezikuar seriozisht dhjetëra hektarë me ullishta, vreshta, masive me shkurre, por edhe jetën e banorëve si edhe bizneset  lokale.

Vatra e zjarrit është përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe që nis pranë zonës së ish-uzinës së rafinerisë së naftës dhe është afruar në mënyrë të rrezikshme drejt zonave të banuara dhe qendrave të aktivitetit ekonomik.

Era e fortë dhe mbizotërimi i temperaturave  të larta edhe në orët e vona të kësaj të diele kanë ndihmuar në përhapjen agresive të flakëve, duke e bërë situatën të vështirë.

Me dhjetëra punonjës të shërbimit zjarrfikës janë angazhuar në përpjekjet për izolimin e flakëve, të mbështetur nga një numër i konsiderueshëm mjetesh zjarrfikëse. Përveç forcave të zjarrfikëses së Bashkisë Cërrik, në ndihmë janë angazhuar edhe ekipet zjarrfikëse nga bashkitë fqinje të Peqinit, Elbasanit dhe Belshit, duke krijuar një bashkëpunim të koordinuar në terren për të përballuar emergjencën.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se për shkak të zjarrit është rrezikuar infrastruktura e disa bizneseve. Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale priten të jenë të konsiderueshme.

Paraprakisht raportohet se nga flakët është shkrumbuar një mini kombinat druri. Ndërkohë, policia dhe grupet hetimore kanë nisur verifikimet për të zbuluar shkakun e shpërthimit të zjarrit, i cili mbetet ende i paqartë.

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, por edhe për shkaqe të lidhura me faktorë të temperaturave të larta. Nuk  përjashtohet as mundësia e një zjarri të shkaktuar nga pakujdesia njerëzore apo faktorë të tjerë.

Një burim i besueshëm tha se zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike e rrjetit të Tensionit të Lartë  dhe këputja e përcjellësit të kësaj linje. Situata po monitorohet nga autoritet e bashkisë Cërrik.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Vendi
Tagged:
Cërrik Vizion Plus Zjarre

Nga e njëjta kategori

“Jemi në një luftë hibride”, Rama për investimin në Zvërnec: Nuk ekziston ‘ishulli i familjes Trump’!

më shumë...

Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të rinjtë që humbën jetën në det (EMRAT)

më shumë...

Dita e katërt e protestës, qytetarët mblidhen tek “Sheshi Skënderbej”

më shumë...

Tragjedia në Shëngjin, reagon policia: Mbyten dy të rinj nga Kosova, tre të tjerë shpëtohen në momentet e fundit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

10:21

Makinat përplasen kokë më kokë në autostradën...

10:03

“Jemi në një luftë hibride”, Rama për...

9:57

Maran e nis me “këmbën e majtë”...

9:33

Mos i kombinoni kurrë këto ushqime në...

9:28

Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Bejrutit rrezikon rikthimin...

9:02

Costa mesazh politikës 4 ditë para zgjedhjeve:...

8:57

Si të zgjidhni një pjepër, 3 truke...

8:47

Gjermania dështon të sigurojë vendin në Këshillin...

8:03

SHBA-ja ka ridrejtuar mbi 125 anije tregtare...

8:00

Protesta para Kryeministrisë, Rama publikon dy projektet...

7:43

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Turqi,...

7:39

Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të...

7:30

Tragjedia në Shëngjin, Begaj: Ngushëllime familjeve! Institucionet...

7:01

Formacionet Zyrtare/ Ndeshja miqësore me Izraelin, ja...

6:59

Protesta për Zvërnecin/ Policia largon makinat nga...

6:53

Tensione pranë kryeministrisë, hidhet ujë mbi protestuesit

6:45

Protesta për Zvërnecin, tension mes policisë dhe...

6:30

Dita e katërt e protestës, qytetarët mblidhen...

6:21

Tragjedia në Shëngjin, reagon policia: Mbyten dy...

6:20

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të...

Më të klikuarat

  • Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të rinjtë që humbën jetë...
  • Tragjedi në Shëngjin! Dallgët e detit u marrin jetën dy pers...
  • Maran e nis me “këmbën e majtë” aventurën në stolin kuqezi...
  • Zvërneci, Rama: Hetimet e SPAK do u japin fund spekulimeve...
  • Trafik armësh dhe grup kriminal, Gjykata e Posaçme dënon tre...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.