Subscribe

Kryeministri Edi Rama vijon me sqarimet për votën kundër të maxhorancës ndaj rezolutës së Srebrenicës, propozuar nga deputetët e “Rithemelimit”.

 

Këtë herë, Rama ka postuar një video në faqen e tij në Facebook, ku tregon sesi ka folur Shqipëria më 11 maj 2022 për Srebrenicën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

 

“Kjo video është për ata që akoma budallallepsen nga shejtanbudallallëqet e një të damkosuri botërisht si Katrani me Bojë i Shqipërisë🫣

Ja si ka folur Shqipëria më 11 maj 2022 për Srebrenicën, mu në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara🇦🇱”, shkruan Rama.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *