Propozimi i opozitës për vetting në politikë, me vendim të shumicës është dërguar në Venecia, për të marrë një opinion nga ekspertët e Veneçias.

 

Kreu i grupit parlametar të LSI,  Petrit Vasili nga studio e lajmeve qendrore në Vizion Plus, ka thënë se, ky vendim i shumicës nuk është gjë tjetër veçse shmangie e votimit të kësaj nisme të opozitës.

“Praktikisht është e njëjta shmangie, e njëjta trembje, frikë dhe i njëjti refuzim për të mos e marrë në shqyrtim dhe për të mos e votuar këtë nismë.”

Për më shumë lexoni intervistën e plotë të zotit Vasili të dhenë për Vizion Plus:

 

Zoti Vasili sot nisma e opozitës hyri në proces ligjor, në fakt kishte dy opsione mund  edhe të vonohej pasi për arsye proceduriale shumica mund të gjendte një justifikim ose alibi që ju e quani, dhe mund të mos e fuste fare si procedurë, nga këto dy opsione ky është më i miri ky që ndodhi.

Nuk do të jem polemik me ju është përsëri e njëjta sjellje, por ky bypass u ndryshua në vend që ta shtynin si procedurë, bënë një votim nul për ta çuar në komisionin e Venecias. Praktikisht është e njëjta shmangie, e njëjta trembje, frikë dhe i njëjti refuzim për të mos e marrë në shqyrtim dhe për të mos e votuar këtë nismë.

 

Zoti Vasili ç’të keqe do të kishte nëse në Vetting do të përfshihet edhe kontrolli i pasurive dhe jo vetëm lidhja me krimin. Pasi në këtë mënyrë do ti hiqej shumicës argumenti për të kundër nismën e opozitës.

Nuk ka asnjë argument të tillë nuk jua kanë shpjeguar drejt, asnjë  nuk e ka parë si duhet këtë gjë, vettingu i politikanëve nuk kufizon asgjë, ndryshimet kushte janë njëlloj si ato që janë propozuar për gjyqtarët dhe prokurorët, nuk ka asnjë kufizim. Janë të njëjtat amendamente pikë për pikë si për vettingun  gjyqtarët dhe prokurorët kush nuk do ti lexojë është çështje e tij nuk do të merremi me polemika.

 

Shumica ka nënvizuar për familjarët?

Shumica ka një sebeb për tju shmangur kësaj gjëje  pasi përcaktimet, besoj se kam dhe kredibilitetin tuaj si ish-anëtar i komisionit të reformës kam aftësi politike dhe morale për të thënë të vërteta, kurse ato që kanë qenë anëtarë të komisionit të reformës disa nuk janë më aty, por ai që drejton komisionin e ligjeve gënjen pa pike turpi jo vetëm janë çuar në Venecia por na është inpunuar nga mazhoranca që të mos bëjmë asnjë ndryshim, asnjë pikë asnjë presje nga ajo që Venecia tha.

 

Nisma tjetër e rëndësishme e opozitës është ajo që është quajtur ndryshimi  apo amendimi i ligjit antimafia duke përfshirë politikanët. Kundërshtarët e saj nënvizojnë klimën dhe frymën antibiznes që mund të prodhonte kjo nismë. Nuk e keni fare këtë shqetësim?

Amsolutisht nuk e kemi të gjithë besoj janë të qetë, shumë të qetë të gjithë biznesmenët që nuk janë të lidhur me krimin të cilët nuk pastrojnë para të pista, meqë e presin këtë ditë që të ndodhi, pasi ato që janë të lidhur me këtë gjë dhe janë klientë të qeverisë po shkatërrojnë ekonominë dhe biznesin e ndershëm në Shqipëri. Besoj është një nismë që e shëndosh ekonominë thelbësisht, nuk e kuproj dot se cili nga partia socialiste ose cili nga biznesi mund të diskutojë atë që jo unë po Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë.Shqipëria kthehet në listën e zezë si vend  lider në kuptimin negativ të fjalës në pastrimin e parave, nisma konkrete jep përgjigje pikërisht për këtë gjë. Kush ka një pozicion alternativ nga kjo do të thotë se është kundra një konstatimi amerikan, shumë kritik dhe shumë problematik pasi ekonomia shqiptare ka shënuar vetëm tregues nga më negativët.

 

Z.Vasili a jeni ju të ndërgjegjëshëm si klasë politike, por në këtë rast po ju pyes dhe ju personalisht për atë se çfarë efekti ka në publik ku çdo ditë dëgjon nga opozita por dhe nga shumica nga ana tjetër se ju gënjeni, ku po shkon mesazhi i politikanëve?

Nuk po gënjen askush sot është dita e të vërtetave të mëdha, ato që gënjejn sot për fat të keq është mazhorancë, pasi nisma është shumë e qartë kemi thënë vetting për gjykatësit, është lëvduar mazhoranca se po bën vettingun e të tjerëve, vettingun e një pjesë që nuk varet nga ajo siç është sitemi i drejtësisë, së pari ka kërkuar deri tek policët që ne si LSI e kemi mbështetur dhe nuk jemi pishman për këtë gjë dhe sot ato që marrin pra peshku, koka të mos vetohet dhe bishti të vetohet, pra sot është dita e të vërtetave të mëdha, vettingu që propozojmë ne nuk do të jetë vetting për mazhorancën dhe jo për opozitën, do të jetë një vetting për të gjithë politikën. Nuk i kuptoj arsyet e frikërave të mëdha  maxhoritare që vijnë në këtë vend.

 

Disa vëzhgues mendojnë se nisma e vettingut dhe kjo e amendimit të ligjit antimafia janë në realitet lëvizje të parealizueshme, dhe si të tilla janë thjesht demagogji, më thjesht opozita propozon, shumica kundërshton pra më thjeshtë njolla i mbetet opozitës kështu që  opozita mund të dilte në këtë rast me bonus elektrorale me përfitim.

Vëzhguesit janë sigurisht për fat të keq, meqë dhe ju nuk vendosët emra, dhe unë jam më i qetë të flas janë klientë të mirë të zellshëm, dhe duhen lavdëruar për këtë të një mazhorance që i fshihet të vërtetave të mëdha. Nuk e kuproj arsyen se pse një mazhorancë që ka shitur dëngla morali gjatë gjithë kohës së saj, që ka bërë vettingun e të tjerëve të gjyqtarëve ka frikë sot të bëjë vettingun e saj. E kam thënë po e them përsëri pa Edi Ramën, pa Lulzim Bashën, pa Petrit Vasilin që jam këtu pa këdo që doni ju Shqipëria ecën përpara ka plot njerës të rinj e të mirë, nëse nuk e përmbushim arsyen për të qenë përsimër, por ama do të jenë të qetë të gjithë shqiptarët se të gjithë këta njerëz që ju drejtohen janë të pastër moralisht, se sa të zotë janë në punën e tyre e vlerëson vota e tyre kjo është e thjeshtë.

 

Vettingu me fillimin e sotëm do të shkojë në procedura normale diku nga muaji nëntor sipas rregullave të parlamentit, megjithatë nuk është larg nëntori?

Me lejen tuaj do të jepja vetëm një fakt kur ka dashur të rialokojë fondet të ndaj para të vjedh para i ka bërë procedurat dhe i ka futur brenda javës dhe mbrenda 7-8 ditëve ka miratuar ka bërë dhe seanca të jashtëzakonshme për miratimin e tyre. Për pastërtinë e politikës ku të gjithë flasin 24 orë në ditë i pritka ka shumë puna, po të isha në vendin e mazhorancës do të thoja vettingu që neser, me procedurën më të shpejtë në botë dhe meqenëse ato që propozohen me ato të gjyqtarëve dhe të prokurorëve votimi që dje jo që nesër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *