Komisioni i Venecias ka përgatitur opinionin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Paraprakisht ekspertët kanë bërë gati një draft, të cilit do t’ja vënë në dispozicion palëve.

 

Deri në datën 13 mars ata do të kenë kohë për të dorëzuar komentet dhe më pas deri në 19 mars është mundësia që drafti të rishikohet. Komentetet finale bëhen në 20 mars dhe nëse nuk ka asnjë koment shtesë, atëherë opinioni miratohet.

 

Për të mbledhur informacione dhe fakte për emërimet në Kushtetuese ekspertët e Komisionit të Venecias zhvilluan edhe një takim me zyrtarët e lartë të politikës shqiptare gjatë një vizite zyrtare që patën në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *