Subscribe

Shumë shpejt banorët që jetojnë në zonën e Alliasit dhe Bregun e Lumit nuk do të vuajnë më nga problemet e rrugëve. Teksa inspektoi punimet në këtë zonë, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se investimet i kanë rritur vlerën pronës.

 

“Shumë banesa që konsideroheshin vetëm banesa me mure të larta, sot quhen vila, pa e ndryshuar formën e ndërtesës, por vetëm nga fakti se kanë ulur gardhet, kanë vendosur kangjella, kanë mbjellë lule, është zhvendosur trotuari, janë bërë veshjet me pllakë etj. Angazhimi i Bashkisë së Tiranës është që, siç kemi bërë në Njësinë 4 me rregullimin e 18 rrugëve, me shkollën e re ‘Ardian Klosi’, me çerdhen, me kopshtin, me qendrën sociale, me kompleksin e qendrës shëndetësore, kështu do të vazhdojmë edhe në Njësinë 8, në Njësinë 9 dhe në Njësinë 11, për t’u siguruar që zona e Bregut të Lumit, nga një zonë totalisht e degraduar, të jetë një nga zonat më të preferuara të qytetit”.

 

Edhe në këtë njësi, kryebashkiaku kërkoi mbështetjeje maksimale për Edi Ramën dhe Partine Socialiste.

 

“Unë si Kryetar Bashkie dhe administrator i këtij qyteti i kërkoj qytetarëve të Bregut të Lumit në njësinë 8, 9, 11 dhe 4 të na ndihmojnë që të vazhdojmë me PS. Të vazhdojmë me Edi Ramën, duke pasur një derë të hapur në qeveri, siç kemi punuar në këtë bllok me 18 rrugë dhe i kemi rritur disa herë vlerën pronën, siç kemi punuar në Pazar të Ri dhe i kemi rritur disa herë vlerën pronës, siç kemi punuar tek Bregu i Lumit, që preket nga projekti i Bulevardit të Ri në njësinë 9 dhe i është shtuar vlera pronës. Imagjinoni se çfarë mund të bëjmë në 2 vitet e ardhshme për Tiranën me një qeveri të fortë dhe me Edi Ramën, që e mbështet me të dyja duart fuqishëm qytetin tonë”.

 

Investimi i bashkisë në Bregun e Lumit ka bërë të mundur rehabilitimin e brigjeve me mure mbrojtëse, duke shmangur përmbytjet gjatë dimrit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *