Subscribe

Erion Veliaj u betua këtë të martë si kryebashkiak i Tiranës për herë të dytë. Në ceremoninë e betimit të Veliajt mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama I cili u kërkoi këshilltarëve të rinj bashkiak që të përmbushin të gjitha objektivat dhe të kenë prioritet qytetarët.

 

Por fill pas betimit, ka reaguar sekretari I Përgjithshëm I LSI, Endrit Braimllari, I cili nuk ka nguruar të ironizojë kreun e qeverisë.

 

Në një postim në “Facebook”, Braimllari duke e cilësuar mbledhjen e parë të Këshillit të ri Bashkiak si imagjinare, shprehet se qytetarët shqiptarë e dhanë përgjigjen në 30 qershor, që sipas tij, refuzuan zgjedhjet moniste.

 

“Edi Rama Kryetar Bashkie drejton mbledhjen e keshillit imagjinar. Pasi u perbuz nga qytetaret me 30 qershor ne votimet moniste sot Edi Rama Kryetar Bashkie drejtoi per here te pare keshillin monist te Tiranes per te folur me krenari mbi perbuzjen qe i bene qytetaret me 30 qershor. Keshillit te ri monist i la detyra dhe i vendosi objektiva.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *