Përfaqësuesit e konsullatës ruse kanë mbërritur ditën e sotme në Insitutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Ata kërkojnë informacion më të detajuar për vdekjen e 4 turistëve në hotel ‘Gloria’ në Qerret.

Sergey Burenkov, 60 vjeç së bashku me bashkëshorten Natalya Burenkova, 58 vjeç dhe vajzën e tyre Katia, 31 vjeç dhe partnerin e saj Nikita Belousov, ishin me pushime në Shqipëri por u gjetën të vdekur në pishinën dimërore të hotelit.

Edhe pse ende nuk ka shkak për vdekjen e tyre ku pritet ekspertiza mjekoligjore, prokuroria e Kavajës e ka regjistruar rastin si vrasje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *