Petrit Vasili është i bindur që në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

 

Madje nenkryetarit të LSI, i vjen keq që njerëz nga KQZ dhe KZAZ-të, do të përfundojnë në burg vetëm sepse po ndjekin urdhërat e Edi Ramës I cili sipas, zyrtarit të LSI vetë nuk ka firmosur asgjë dhe nuk mban përgjegjësi.

 

Vasili shton se zgjedhjet janë anulluar nga Presidenti Meta dhe cdo veprim I ndërmarrë nga KQZ dhe KZAZ është i paligjshëm.

 

 

 

Gjynah vertet per kaq njerez nga KQZ,KZAZ etj, qe do shkojne ne burg per Edi Ramen!!

Ne 30 qershor nuk ka zgjedhje.

Zgjedhjet jane anulluar nga Presidenti i Republikes dhe ato nuk ekzistojne ne 30 qershor.

Cdo vendim dhe veprim qe ka lidhje me zgjedhjet,qe nga KQZ,KZAZ e deri te parate qe po shpenzohen per zgjedhjet jane te paligjshme.

Kushdo qe ka firmosur cdo dokument apo shpenzim zgjedhor do te shkoje ne burg.

Pra do te shkojne ne burg per cmendurine e Edi Rames, sepse Dekreti i Presidentit eshte atje i ligjshem dhe i detyrueshem per zbatim.

Askush nuk i mbron dot keta nga ligji dhe denimi i sigurte sepse shkelja e ligjit eshte kaq e qarte,por edhe kaq flagrante deri ne kufijte e idiotesise.

Edi Rama nuk ka firmosur asgjekundi qe te mos mbaje pergjegjesi.

Ai do ti shese edhe keta sic ka bere me te gjithe te tjeret.

Edi Rama e di shume mire qe 30 qershori nuk ekziston dhe eshte i paligjshem, prandaj edhe nuk eshte ankuar ne asnje gjykate as brenda as jashte vendit.

Gjynah vertet qe gjithe keta njerez do te shkojne ne burg dhe aq me shume per Edi Ramen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *