Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka publikuar një video me premtimet e kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës elektorale të vitit 2013, vit kur mori edhe mandatin e parë të qeverisjes.

Në një postim në “Facebook”, Vasili shprehet se këto deklarata të regjistruara dëshmojnë se ato premtime kanë qenë vetëm mashtrime, pasi asnjë nuk është realizuar gjatë këtyre shtatë viteve.

Mes të tjerash, Vasili shkruan se të gjithë ata që ende i besojnë Ramës, nuk ka kanë respekt për veten.

“Kush e beson më këtë mashtrues nuk ka asnjë respekt për veten. Shqipëria u mbush me drogë e kriminele. Shëndetësia falas ishte një gënjeshtër e pacipë. Fermerët hedhin prodhimet dhe qumështin rrugëve. Shiheni këtë VIDEO dhe mos harroni kurrë këtë gënjeshtar kolosal”, shkruan Vasili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *