Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule mendon se nëse nuk do të kandidonte në Tiranë, votat e partisë së tij mund të shkonin drejt Partisë Socialiste.

 

I ftuar në “Zgjedhje 2021”, Dule u shpreh se dëshira e tij ishte që kandidatura e tij të ishte në Vlorë, por për riskun e maksimalizimit të votës, u desh që të qëndronte në Tiranë.

 

Vangjel Dule: Dëshira ishte të kandidpoja në Vlorë, sepse kam një marrëdhënie afatgjatë. Ka deputetët që janë të qëndrueshmë në Parlamentin tonë, ka dhe deputetë shtegtarë që kanë ndryshuar çdo ballafaqim zgjedhor, kanë ndryshuar dhe qark. Kjo nuk është domosdoshmërisht negative, por unë kam qenë nga ata që doja të isha konsekuent në marrëdhënie. Kemi një betejë, e cila vazhdon, ka dhënë rezultate, ka patur dështime, kam qenë i hapur, kisha çfarë llogarie të jepja dhe çfarë angazhimesh të reja të merrja.

Alban Dudushi: Po, çfarë ndodhi?

Vangjel Dule: E gjykuam se vota e PBDNJ-së, në qoftë se nuk do të isha unë kandidat i drejtpërdrejtë në qarkun e Tiranës nuk do të maksimalizohej në masën që maksimalizohet në qarkun e Vlorës, në mungesën time. Pra, vota e PBDNJ-së, në qarkun e Vlorës është e kompaktësuar dhe do të shkojë aty ku është PBDNJ, ndërsa kandidatura ime, në qarkun e Tiranës, në qoftë se do të mungonte, një numër i konsiderueshëm votash që tani do të vijnë në koalicionin tonë kishte shumë gjasa që të shkonin edhe në PS.

 

Më tej, kreu i PBDNJ-së deklaroi se si në çdo zgjedhje, edhe këtë vit, do të ketë risk për të dhe partinë e tij. Megjithatë, ai shprehet se nuk vuan për të qenë deputet.

“Nuk vuaj për të qenë deputet domosdoshmërisht dhe nuk e shijoj një ballafaqim zgjedhor në qoftë se nuk ka adrenalinën e riskut. Është edhe fati i partisë, por duhet të jemi të qartë që zgjedhje pa risk nuk ka asnjëherë dhe asgjëkundi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *