Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër qendrën ku po vaksinohen të moshuarit në Kurbin.

Me nisjen e vaksinimit masiv, Rama është shpresëplotë se mund të arrihet objektivi për të arritur deri në 30 mijë vaksinime në ditë në vendin tonë.

 

“Sot janë bërë 90 vaksinime. Ndërkohë që po vijojmë dhe në qendrat shëndetësore. Kemi bërë mbi 600 vaksina në Kurbin këto ditë. Në të gjithë vendin në dy ditët e para kemi bërë mbi 30 mijë vaksinime. Jemi në nivel të mirë mund të themi, sepse në total bashkë me dozat e dyta sot shkojmë në 100 mijë vaksinime nga dita e parë që kemi nisur këtë proces. Ajo që është me rëndësi është se nuk po vaksinojmë vetëm në zonat e populluara, por dhe në fshat, pra kudo. Sidomos ata të grupmoshës mbi 85 vjeç. Po ashtu po vaksinojmë dhe në shtëpi për ata që janë të pamundur për të lëvizur.”

 

Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se në dy ditë në Kurbin janë bërë mbi 600 vaksinime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *