Myrto Uzuni shënoi një gol të shkelqyer në ndeshjen përmbyllese të javës së 11 të La Liges mes Granadës dhe Villareal.

 

Sulmuesi berates luajti titullar për Granadën në këtë ndeshje, por ndonëse ia doli të realizojë ai nuk e  shmangu dot humbjen e tij kundër Villareal me shifrat 3 me 2.

 

Miqtë shënuan 3 gola në 28 minutat e para, mirëpo Granada u rikthye në loje fillimisht përmes një realizimi të Sançez.

 

Pastaj në minutën e 33, sulmuesi kuqezi mori një top në zonë, dribloi me një finte të bukur mbrojtjen e Villareal dhe pastaj gjuajti sakte drejt portës duke rihapur takimin, ndonëse deri në fund të zotët e shtëpisë nuk mundën dot të shënojnë të paktën golin e barazimit.

 

Për Myrto Uzunin ky ishte goli i 4 sezonal me Granadën, skuadër e cila nuk po arrin dot të dalë nga zona e ftohte në La Liga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *